Kthesa e rrezikshme nxjerr nga rruga kamionin (Video)

Një aksident ka ndodhur sot në dalje të tunelit në rrugën Elbasan-Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në dalje të tunelit në rrugën Elbasan-Tiranë. Drejtuesi i një kamioni ka humbur drejtimin dhe për pak sa nuk ka përfunduar në greminë.

Pesë ditë më parë në të njëjtën kthesë ra në greminë një tjetër kamion. Kthesa është pa mbrojtëse anësore, pasi janë prishur nga mjetet e tjera që kanë dalë nga rruga.
Autoriteti i Rrugëve duhet të ndërhyjë për të mos u shënuar aksidente të tjera që mund të kenë pasoja të rënda.