Lëndohet ylli i Barcelonës, mungon kundër Juventusit

Barcelona nuk do të jetë e kompletuar për ndeshjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona bëhet gati ta vizitojë Juventusin në duelin e tyre të xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, para udhëtimit në Allianz Stadium të mërkurë, “Blaugrana” duhet të luajnë me Leganes në La Ligë.

Ivan Rakitic është rikthyer nga angazhimet me Kombëtaren e Kroacisë kurse edhe Lionel Messi ka filluar të vrapojë me grupin pas ndeshjeve me Argjentinën.

Megjithatë, kundër Juventusit për shkak të një lëndimi do të mungojë Javier Mascherano.