Xavi gjen mënyrën – Barcelona e do Donnarumman në merkaton e verës

Xavi gjen mënyrën – Barcelona e do Donnarumman në merkaton e verës

Barcelona raportohet se janë të interesuar në shërbimet e portierit të Paris Saint Germain, Gianluigi Donnarumma.

Skuadra katalane është në një krizë ekonomike dhe nuk pritet të jetë shumë aktive, megjithatë, synimet janë prej më të mëdhave

Sipas raportimeve të Fichajes, Barcelona po planifikojnë transferimin e italianit Donnarumma, në merkaton e verës.

Barcelona janë gati të ofrojnë shërbimet e Marc Andre Ter-Stegen, në shkëmbim për Donnarumma.

Italiani iu bashkua skuadrës së PSG si transferim i lirë gjatë qershorit, pasi la klubin e fëmijërisë, Milan.

Donnarumma ka hasur në konkurrencë të madhe me Keylor Navas te PSG dhe mund të jetë i hapur për një transferim që i siguron minutat e plota.