z.Salihu ka reaguar lidhur me injorimin e kuadrove shqiptare që plotësojnë kushtet për tu emëruar si gjykatës në Gjyaktën për Kundervajtje në Preshevë

z.Salihu ka reaguar lidhur me injorimin e kuadrove shqiptare që plotësojnë kushtet për tu emëruar si gjykatës në Gjyaktën për Kundervajtje në Preshevë

Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit të Preshevës z.Sami Salihu:

Është hera e dytë që Këshilli i Lartë i Gjyqësisë në Beograd bënë propozim për gjykatës  në Gjykatë për Kundërvajtje në Preshevë duke injoruar  totalisht kuadrot shqiptare që kanë plotësuar kushtet për t'u emëruar si gjykatës në këtë gjykate.

Duke mos marrë parasysh strukturën etnike të Preshevës, duke mos përfillur Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare, por edhe duke injoruar Kushtetutën, ky organ ka anashkaluar kuadrot tona, duke propozuar dikend që do të duhet të udhëtoj mbi 50 km, për të punuar në Gjykatën për Kundërvajtje Preshevë.

Ftoj përfaqësuesit e ambasadave të huaja, përfaqësuesit e OSBE-së por edhe krerët e shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës që të ngrisin zërin lidhur me punësimet e kuadrove shqiptare në institucione shtetërore.