Messi do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Metz

Messi do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Metz

PSG do të përballet me Metz nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue I, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Sky Sports News’, në këtë ndeshje do të mungojë për ‘Parisienët’ pritet të mungojë Leo Messi

Pas testeve mjekësore është zbuluar një mavijosje e kockave në gjurin e tij të majtë.

Në këtë mënyrë Messi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij nesër.

Gjendja e argjentinasit do të vlerësohet përsëri dhe do të shikohet nëse mund të luajë kundër Montpellierit në fundjavë apo në mesjavën e ardhshme ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.