Laporta: Vitin e ardhshëm mund të marrim futbollistë si zakonisht, kemi ambicie të mëdha

Joan Laporta ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në një interevistë për kanalin spanjoll Onze.

Laporta ndër të tjera sqaroi edhe situatën aktuale të klubit.

“Ne kemi ulur fakturën e pagave nga 110% sa ishte në fillim në 80%, nuk ishte e lehtë, dua ti falënderojë të gjithë për këtë, në veçanti Mateu Alemanyn”.

“Përkundër largimit të Antoine Griezmann dhe përgjysmimit të pagave nga katër kapitenët, Leo Messi nuk mund të qëndronte”.

“Vitin e ardhshëm ne mund të nënshkruajmë futbollistë si zakonisht, dhe kemi ambicie të mëdha”.

“Të gjithë kemi pritur më shumë nga Griezmann, ai nuk ishte futbollisti që na duhej, por të paktën ai dha gjithçka nga vetja dhe nuk mund të kritikohet, ai nuk u përshtat me stilin tonë. I kam dërguar mesazh dhe i urova suksese”.

“Griezmann duhet të luajë  50% të ndeshjeve te Atletioc Madrid këtë edicion në mënyrë që opsioni i blerjes të bëhet obligativ”.

“Neymar ishte i bindur të kthehet te Barcelona këtë verë, ne folëm me babain e tij, por ishte e pamundur shkaku i situatës tonë financiare”.

“Koeman ka gjithë besimin tim, unë e pëlqej atë si trajner, ai meriton tërë respektin dhe mbështetjen time”, përfundoi Joan Laporta.