Kënga fituese në “Kënga Magjike” arrin 4 milionë shikime për katër javë

Kënga fituese në “Kënga Magjike” arrin 4 milionë shikime për katër javë

“Thikat e mia”, në interpretim të Alban Ramosaj u zgjodh kënga fituese e festivalit.

Dhe, që nga data e lansimit në platformën YouTube deri sot ka arritur një shikueshmëri jo edhe të vogël.

Alban Ramosaj, me një postim në storien e tij në Instagram tregoi se projekti i tij muzikor tashmë është dëgjuar katër milion herë.

Ndërkohë, ai shkroi se ndjehet mirënjohës ndaj fansave për këtë sukses të arritur.

Theksojmë se, “Thikat e mia” fitoi çmimin në festivalin “Kënga Magjike” ndërkohë nga edicionet e kaluara, Kënga Magjike këtë vit kishte vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe çmimin e madh.