“Mos bëni shumë llafe por kërceni”, Ronela vjen me mesazh ndaj shqiptarëve para “Eurovisionit”

“Mos bëni shumë llafe por kërceni”, Ronela vjen me mesazh ndaj shqiptarëve para “Eurovisionit”

Sonte mbahet gjysëmfinalja e parë e "Eurovisionit".

Ronela Hajati do të performojë e para sonte.

Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën e titulluar “Sekret”.

Pak para nisjes së finales së parë Ronela ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos boni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela.

Ronela është përfolur shumë gjatë ditëve të fundit pasi ka rrëfyer rreth bullizmit që i është bërë në “Eurovision”, gjithashtu edhe me veshjet e saj tejet interesante.