Nora Istrefi emocionon me lamtumirën për ish-vjehrrën

Nora Istrefi emocionon me lamtumirën për ish-vjehrrën

Në mëngjesin e së shtunës është ndarë nga jeta mamaja e muzikantëve Robert dhe Patris Berisha.

E ndjera ishte njëherësh edhe ish-vjehrra e dy këngëtareve të njohura të skenës, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi.

Kjo e fundit, i ka bërë një dedikim të sinqertë në rrjetet sociale ish-vjehrrës tashmë të ndjerë, përmes rrjetit social Instagram.

Nora ka publikuar një fotografi të vajzës Renesë bashkë me gjyshen e saj, Teuta Berisha, të realizuar në ditëlindjen e saj të fundit.


“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe”, ka shkruar Nora Istrefi në Instagram.

Nora përndryshe ka qenë pjesë e familjes Berisha deri në vitin 2019, kur Roberti konfirmoi përfundimisht ndarjen nga këngëtarja.