Thaçi: Trajneri i ri, shpresë e re për futbollin kosovar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është i dëshmuar në shumë ekipe botërore.

Thaçi ka thënë se me talentet që ka Kosova, trajneri i ri është një shpresë e re.

I pari i vendit me anët të një postimi në Facebook ka falënderuar ish-përzgjedhësin Bunjaku për punën e bërë.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga sot u bë me trajner të ri. Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore. I jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh”.

“Kosova ka shumë talente në futboll dhe trajneri i ri është një shpresë e re, e cila duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tonë”, ka shkruar Thaçi.