Juventus ‘blindon’ talentin e tyre

Juventus ‘blindon’ talentin e tyre

Juventus ka njoftuar që i kanë rinovuar kontratën talentit 18-vjeçari Cosimo Marco Da Graca deri në qershor të vitit 2024.

Lojtari i ri që debutoi me ekipin e parë në fitoren 4-0 ndaj Spal në Kupën e Italisë këtë edicion, ka nënshkruar kontratë trevjeçare, përcjellë lajmi.net.

Da Garca arriti nga Palermo në gushtin e vitit 2018 dhe nënshkroi kontratën e parë në vitin tjetër.

Tani, Graca do jetë te “Bianconerët” për se paku edhe tri vitet e ardhshme, derisa pritet të zhvillojë më shumë minuta edicionin tjetër./RTVALDI/