Allegri kërkoi nga presidenti i Juventusit shitjen e Cristiano Ronaldos

Allegri kërkoi nga presidenti i Juventusit shitjen e Cristiano Ronaldos

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka këshilluar presidentin Andrea Agnelli ta shesë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sipas La Repubblica, Allegri i la një këshillë presidentit para se të largohej nga Torino, përcjellë lajmi.net.

“Largoje Ronaldon, është duke bllokuar rritjen e skuadrës dhe të klubit”, gazeta italiane thotë se trajneri i kishte thënë presidentit.

Juventus ka fituar tetë Scudetto radhazi dhe Ronaldo synonte të shtone trofeun e Ligës së Kampionëve, ngase kishte fituar pesë të tillë me dy klubet Manchester United dhe Real Madrid.

Por, raporti zbulon se skenari ndryshoi nga ‘marrëveshja e shekullit’ te personi që i bllokon yjet.

Kontrata e Ronaldos skadon në vitin 2022 dhe portugezi do takohet me klubin që të diskutojë të ardhmen pas këtij sezoni.

Ende s’ka asnjë ofertë konkrete, por problemi është me taksa./RTVALDI/