ZYRTARE: Ibrahimoviç suspendohet për një ndeshje dhe gjobitet me 5 mijë euro

ZYRTARE: Ibrahimoviç suspendohet për një ndeshje dhe gjobitet me 5 mijë euro

Gjykata e sportit të Italisë ka vendosur për kartonin e kuq që mori sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e kaluar, edhe pse nuk u kuptua arsyeja, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që dje shoqata e arbitrave vendosi që Fabio Maresca të mos delegohet më për ndeshjet ku luan Milan, gjykata e sportit nuk e ka falur kartonin e kuq, derisa edhe e ka gjobitur lojtarin.

Gjykata e sportit vendosi që Ibrahimovic të mungojë për një ndeshje dhe që duhet të paguajë gjobën prej 5 mijë euro

Kjo nënkupton që Milan do jetë pa Ibran ndaj Genoas./RTVALDI/