Florenzi pozitiv me COVID-19, mungon ndaj Bayern Munichut

Florenzi pozitiv me COVID-19, mungon ndaj Bayern Munichut

Pas Marco Verratti, mbrojtësi Alesandro Florenzi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjiganti francez përmes një komunikate konfirmoi që Florenzi ka rezultuar pozitiv dhe do jetë i izoluar, transmeton lajmi.net.

Kjo nënkupton që Florenzi do humbas sfidën e radhës kundër Bayern Munichut, të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Duke ndjekur testin e COVID-19, Florenzi ka dal pozitiv.

Ai do izolohet duke ndjekur protokollin e shëndetësisë. Lojtari ka qenë që disa ditë në izolim”, shkruhet në komunikatë.