Kapiteni i Barcelonës nuk ka njoftuar për diçka të re rreth rinovimit të kontratës dhe siç qëndrojnë gjërat momentalisht ai do të largohet falas nga kampi katalunas në verën që po vjen.
Parisienët kanë konfirmuar se janë të fokusar në sezonin aktual dhe nuk po mendojnë për të ardhmen, të paktën jo deri në këtë moment.
“Messi? Ne, PSG, jemi të interesuar në këtë sezon, po monitorojmë gjërat e merkatos por nuk kemi bërë një plan akoma”, ka thënë Leonardo për RMC Sport.
“Duhet t’i shqyrtojmë financat tona në përfundimin e këtij sezoni”, shtoi ai.
Para disa dite është raportuar se babai i Messit, Jorge Messi, ka anuluar një takim në Paris për të biseduar me Joan Laportan rreth të ardhmes së argjentinasit.