A do të luajë Neymar ndaj Realit? Ja përgjigjja e fundit nga Emery

"Neymar a luan kundër Realit? Sot nuk mund të them dot as po as jo. Sigurisht që unë dua të them një PO të madhe por kjo varet nga gjendja e tij".

Dëmtimi i Neymar në ndeshjen kundër Marsejës i ka shqetësuar të gjithë tek PSG.

I pyetur për gjendjen e lojtarit dhe nëse do të luajë kundërRealit, trajneri Unai Emery nuk ka mundur të japë një përgjigje pozitive duke ia lënë në dorë mjekëve.

“Neymar a luan kundër Realit? Sot nuk mund të them dot as po as jo. Sigurisht që unë dua të them një PO të madhe por kjo varet nga gjendja e tij”, – tha ai.

Javën e ardhshme, PSG dhe Real Madrid do të përballen në Paris pas ndeshjes së fituar nga madrilenët me rezultatin 3-1 në “Bernabeu”.

Nëse Neymar mungon, PSG-së do t’i duhet të djersijë më tepër për të ëndërruar një rezultat pozitiv ndaj madrilenëve.