Joshua triumfoi ndaj Pulev, sa është shuma e fituar nga boksierët?

Joshua triumfoi ndaj Pulev, sa është shuma e fituar nga boksierët?

Anthony Joshua fitoi duelin ndaj Kubrat Pulev me TKO në raundin e nëntë.

Anthony Joshua mbylli njëherë e mirë derën Kubrat Pulev për të sfiduar titullin kampion. Britaniku ishte fantastik gjatë nëntë raundeve sa zgjati meçi dhe e mposhti bullgarin duke e dominuar atë.

Joshua e rrëzoi Pulev dy herë para se ta nokautonte përfundimisht në raundin e nëntë, tani ai ka 25 ndeshje ku ka argëtuar 24 fitore prej të cilave 22 i ka fituar me nokaut.

Joshua thuhet se do të fitojë rreth 10 milionë funte nga ky duel, ndërsa Pulev do të fitojë rreth katër milionë.

Kubrat Pulev më parë tha se do të dhuronte 50% të të ardhurave të tij nga meçi për bamirësi.

“Unë do të dhuroj 50 % të parave që fitoj nga ndeshja me Joshua për heronjtë e palodhur në luftën kundër COVID-19,” tha Pulev.

“Do t’u jap mjekëve, infermierëve dhe spitaleve për pajisjet e nevojshme për t’u marrë me këtë virus djallëzor”, tha Kubrat Pulev.

Në anën tjetër britaniku tha se ka pranuar që të ardhurat e tij të ulen, në mënyrë që të ndeshet me Pulev.