Visar Bekaj shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë futbollistët: Më rrah zemra për Kosovën, i kënaqur vetëm që grumbullohem

Visar Bekaj shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë futbollistët: Më rrah zemra për Kosovën, i kënaqur vetëm që grumbullohem

Visar Bekaj është duke kaluar nëpër një formë fantastike me klubin e tij të ri Tiranën.

Portieri prishtinas padyshim që është më i miri për momentin në superiore, falë paraqitjeve të tija të shkëlqyera.

Forma e tij e lartë ka marrë vëmendje të madhe edhe nga mediat shqiptare, të cilat po i kushtojnë vëmendje të madhe.

I ftuar në emisionin ‘Presing’ në ABC News, Bekaj ka folur rreth çështjes së Kombëtares, ku është pyetur nëse do të luante me Shqipërinë, pasi ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën edhe pse është grumbulluar rregullisht.

Ai ka dhënë një deklaratë të fuqishme, ku duhet të merret shembull nga të gjithë lojtarët tjerë.

Bekaj ka deklaruar se e do Kosovën dhe se është i kënaqur vetëm që ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

“E dua Kosovën, jo se nuk e dua Shqipërinë. Pa dashur ta përçmoj Shqipërinë, por jam rritur në Kosovë”.

“Sigurisht Shqipërinë e dua. Më rrah zemra për Kosovën dhe jam i kënaqur vetëm për faktin që më fton”, ka deklaruar Bekaj.