Werder Bremeni përjashton shitjen e Milot Rashicës në janar

Werder Bremeni përjashton shitjen e Milot Rashicës në janar

Klubi gjerman, Werder Bremen nuk është në gjendje të shesë sulmuesin anësor nga Kosova, Milot Rashica, në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Kosovës ishte afër të nënshkruante në verë me klubin anglez, Aston Villa dhe atë gjerman, Bayer Leverkusen.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk u materializua dhe tanimë gjithçka ka ndryshuar në bindjen e drejtuesve të klubit gjerman.

Tani duket se Bremen nuk dëshiron ta humbasë yllin e tyre në mes të sezonit dhe me shumë gjasë përjashtohen shitja e tij.

Drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann, ka thënë se askush nga ekipi, përfshirë edhe Rashicën, nuk do të largohet në janar.

“Unë do të përjashtoja largimin e të gjithë lojtarëve tanë në dimër”, ka thënë Baumann për gazetën Bild.

Rashica, i cili është 24 vjeçar, ka luajtur vetëm pesë ndeshje këtë sezon, por po punon në rrugën e tij për t’u kthyer pas një problemi në gju.