Formacionet e mundshme: Juventusin e kualifikuar e pret një takim i vështirë me Dinamo Kievin – Zonja e Vjetër ka synim vendin e parë në grup

Formacionet e mundshme: Juventusin e kualifikuar e pret një takim i vështirë me Dinamo Kievin – Zonja e Vjetër ka synim vendin e parë në grup

Juventusi dhe Dinamo Kiev do e zhvillojnë takimin e dytë në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parët ishte fituar nga Zonja e Vjetër me rezultat 2-0, derisa sonte takohen nga ora 21:00 në Allianz Stadium.

Për këtë sfidë, Andrea Pirlo mund të mos llogaritë në lojtarët si Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, që kishin lëndime dhe janë në dilemë.

Në anën tjetër, Dinamo Kiev do të ketë shumë mungesa si, Buyalsky, Duelund, që janë të infektuar me coronavirus, me Besidein, Burdga, Kostevychm Rusyb, Tymchyk, që janë të lënduar.

Në dilemë janë, Andryievski, Nechcheret, Rodrigues, Shabanov, Sydorchuk.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Danilo, de Ligt, Bonucci, Frabotta; Kulusevski, McKennie, Bentancur, Bernardeschi; Morata, Ronaldo

Formacioni i mundshëm i Dinamo Kievit: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Popov, Mykolenko; Tshyankov, Shepelyev, Sydorchuk, de Pena; Shaparenko; Verbic.