OJQ Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim ka zhvilluar takim me TIKA-n me seli në Beograd

OJQ Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim ka zhvilluar takim me TIKA-n me seli në Beograd

OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim zhvilluan  takim në   Agjensionin Turk për Bashkëpunim dhe Zhvillim  TIKA me seli në Beograd.

Gjatë takimit e njoftuam nga afer Kordinatoren e TIKA-s znj.Çagla Gultekin Tosbat për vazhdimin  e kursit profesional të rrobaqepsisë me gjeneraten - lll -  , gjithashtu për  rrjedhen implementimin e projektit " 25.000 Maska mbrojtëse për qytetarët e Luginës Preshevës , projekt i cili ishte mirëpritur nga institucionet dhe qytetarët në kohrat më të vështria të fillimit të pandemisë.

Gjithashtu TIKA u zotu në mbështetjen e një projekti për Shoqatën tonë VZhK, si pasoj e realizimit të projekteve me përpikëri.

Projekti i ardhëshëm për qytetarët e Luginës i cili do mbështetet nga TIKA do të kontribon në formimin e  kuadrave të reja, përveç në  profilin e rrobaqepsisë i cili tashmë e ka dëshmu vetën si projekt afatë-gjatë, edhe ky projekt do të kontribuon në sektor të tjerë që në të ardhemen mund të jenë promotor të zhvillmit ekonomik të Luginës së Preshevës.

Vizioni për zhvillim dhe kooperim shpreh falnderimet më të sinqerta për Qeverin e Turqisë dhe popullit turk.