Një delegacion i Bashkësisë Islame të Preshevës kanë vizituar kompaninë ''Fluidi Group''

Një delegacion i Bashkësisë Islame të Preshevës kanë vizituar kompaninë "Fluidi Group"

Një delegacion i Bashkësisë Islame të Preshevës dhe Medresesë së Preshevës i përbërë nga kryetari Mehmet ef. Sahiti, koordinatori Abdullah ef. Abdiu dhe sekretari Bejtulla ef. Veseli, vizituan njërën ndër kompanitë prodhuese më të njohura të Luginës së Preshevës dhe mbarë trojeve shqipëtare "Floil" dhe "Fluidi Group" me seli në qytetin e Gjilanit, të cilët u pritën shumë miqësishtë nga pronarët dhe drejtuesit e sajë, haxhi Xheladin Mustafa dhe Mitat Mustafa.

Ata u nderuan nga pronarët, ku vizituan rrjedhën e prodhimit të vajit "Floil" si dhe prodhimin e lëngjeve "Fluidi Group".

Delegacioni në fjalë falëndëroi pronarët e këtijë  prodhues gjigant për ndihmën dhe përkrahjen që kjo familje gjithmonë ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë në ndihmë Bashkësisë Islame dhe Medresesë së Preshevës, duke e lutur Allahun që të ua shtojë begatitë e Tija kësaj familje bujare!

Njoftonë Sektori për informim pranë Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Medresesë së Luginës së Preshevës. 

Preshevë.