TIKA turke rikthehet përmes projekteve në Bujanoc

TIKA turke rikthehet përmes projekteve në Bujanoc

Rikthehet TIKA turke në Bujanoc me projekte konkrete

Kryetari i komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi ka zhvilluar një takim pune në zyrën e TIKA-s turke në Beograd me koordinatoren e programit të TIKA-s znj. Çağla Gültekin Tosbat, me të cilën kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi rreth realizimit të donacionit të pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave. Ky donacion përfshinë një kamion dhe 20 kontejnerë me një vlerë prej 69.160,00 euro.

Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e financimit të projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.

Kjo vizitë vie si vazhdimësi e takimit të parë në Bujanoc mes znj. Tosbat dhe kryetarit Arifi, ku u diskutua rreth projekteve që mund të financojë TIKA, dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy palëve.

Postimi i plotë i dr.Nagip Arifit:

TIKA turke rikthehet përmes projekteve në Bujanoc.

Sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me koordinatoren e programit znj. Çağla Gültekin Tosbat në zyrën e TIKA-s në Beograd.

Projekti i parë që do të realizohet do të jetë donacioni i një kamioni për grumbullimin e mbeturinave dhe 20 kontejnerë të metalit. Kurse, projekti i rradhës do të jetë financimi i projekteve të ndërmarrësisë së grave.