''Mos më burgos'', shkruan Elbasan Sahiti

''Mos më burgos'', shkruan Elbasan Sahiti

Elbasan Sahiti - Student i shkencave politike pranë Universitetit të Vjenës.  

 “Unë zjarrit nuk i druhem

dhe kurrë s'dua të shuhem,

po të digjem me dëshirë,

sa të munt t'u ndrinj më mirë” këto janë vargjet e Naimit që ngjallin zemra të vdekura.

Mos më burgos! Është e dhimbshme kur dëgjon një klithmë të tillë, mbase burgosja nuk ndodh asnjëherë me dëshirë, ajo është e pa dëshirueshme andaj edhe klithmat janë të pashmangëshme, sepse nuk mund ta duroj dot njeriu burgun që kufizon qenjen e tij. Marrë parasysh këtë, ngrehim pytjen se a po burgosemi ne vetë me dëshirë, apo po na burgosin të tjerët padëshirë? Kësaj pyetje duhet shtuar edhe një nënpyetje, po bëhet fajlë për burgosje të trupit apo të mendjes? Këtu qëndron një dallim i thellë, sepse burgosja e trupit mund të përfundoj një ditë, kurse burgosja e mendjes përfundon në varr, mbase vështirë se edhe në varr! Kemi dëgjuar shpesh se mendjet e lira e të pasura me dituri jetojnë edhe kur vdesin, por që mendjet e burgosura janë të vdekura edhe kur jetojnë. Andaj kush po e dëshiron vdekjen tonë duke na burgosur? Ti kthehemi pyetjes se apo burgosemi me dëshirë, kësaj radhe me keqardhje do të thoja se PO, sepse po lejojm në syt e tanë të degradohet e të politizohet institucioni Arsimor.

Nga njëra anë thonë se po bëjnë një politik plurale Demokratike e nga ana tjetër i ngjajnë politikave Komuniste ku orkestrohej e gatuhej institucioni Arsimor në bazë të qefeve të tyre.

Këta duke i politizuar shkollat tona po harrojn se nuk mund të ketë politik pashkollë, ashtu siç nuk mund të ketë shkollë të politizuar. Me këto veprime aspak të dobishme kta të ardhmen tonë po e fusin në errësirë, po e shktërrojnë me dorën e vet atë që e ndërtuan dhe ngritën gjeneratat e mëhershme.

Kishte prej atyre që vdiqën në dhe të huaj të ndjekur e të presekutuar për një vend dhe popull të liruar mendërisht e fizikisht. E kam lexuar dhe mësuar nga një filozof se nuk nevojitet as edhe një plumb për ta nënshtruar një popull, por atë mund ta bësh duke ia shkatërruar arsimin. Kujt po i konvenon kjo? Me këtë ngrehi shqetësimin se ne duke i mbështetur dhe përkrahur pushtetet e tilla politike po e shkatërrojmë, nënshtrojm dhe errësojm vetën tonë, ose thënë më mirë të ardhmen tonë! Natyrisht kjo është e dhimbshme, mbase edhe e frikshme. Frikën mund ta mundë vetëm guximi, e u deshën shumë vite mbase dhe shumë dekada që të vi një njeri-pushtet i guximshëm e të ja siguroj nxënësve tanë Librat Shqip. Ne sot këto i kemi falë punës dhe guximit e që për inate politike dikujt nuk po i konvenon. Ata thërrasin e bërtasin gjer lart në re;

“Vrajeni se përunj dhe përmbys pasurinë,

Pasuron dhe çliron, dhe forcon varfërin

Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërin:

Kryqësoje Pilat, në Kalvar, Golgotha!” (Fan Noli).

Krejt kjo po ndodhë për faj të dikujt, të atyre që nuk po ja dojnë të mirën nxënësve, shkollave dhe mësuesve e mbi të gjitha të ardhmes tonë. 

I BURGOSURI NUK TË ÇLIRON DOT.

Elbasan Sahiti - Student i shkencave politike pranë Universitetit të Vjenës               

  Shtator 2020