Mbi 100 ditë nuk kishte ndonjë rast me COVID-19, por tani Zelanda e Re po përballet me valën e dytë

Mbi 100 ditë nuk kishte ndonjë rast me COVID-19, por tani Zelanda e Re po përballet me valën e dytë

Zelanda e Re raportoi 13 raste të reja të coronavirusit pasi e kishte shpallur të përfunduar me sukses luftën ndaj pandemisë globale.

Shteti zelandez mbi 100 ditë nuk kishte asnjë rast të të infektuarve, por tani po përballet me një valë të dytë, raporton CNN.

Grupi i ri, i cili tani arrin gjithsej 17 raste, e ka nxitur vendin të vërë nën bllokim qytetin më të populluar ndërsa autoritetet përpiqen të gjejnë burimin e shpërthimit.

Zelanda e Re tani ka 36 infeksione aktive, përfshirë raste të importuara. Në total, vendi ka raportuar 1.238 raste të konfirmuara dhe 22 vdekje, transmeton Telegrafi.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i rasteve ka të ngjarë të rritet, duke ngritur perspektivën se një bllokim tre-ditor në Auckland mund të zgjatet dhe ka vënë në dyshim datën e zgjedhjeve të përgjithshme.

Përhapja në Zelandë të Re është një kthesë dramatike e ngjarjeve për vendin, e cila u paralajmërua si një udhëheqës botëror në mënyrën se si e trajtoi shpërthimin.

Për muaj të tërë, jeta ishte përsëri në normale dhe vendi shkoi 102 ditë pa një rast të ri në vend.