Cakaj në Stokholm: Suedia mbështetje teknike të pakushtëzuar për negociatat

Cakaj në Stokholm: Suedia mbështetje teknike të pakushtëzuar për negociatat

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Stokholm.

Në fokus të bisedimeve të takimit ishte puna e jashtëzakonshme e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), në zhvillimin e Shqipërisë dhe mbështetjen teknike të grupit përgjegjës për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

“Suedia vazhdon të jetë një përkrahëse e fuqishme e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënia jonë politike e diplomatike është e një rëndësie të pazëvendësueshme.”- theksoi Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimin e zhvilluar me homologen suedeze.

Gjithashtu, të dy ministrat u pajtuan për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së dhe rëndësinë e marrjes së ulëses së anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria.

“Mbetemi skajshmërisht të përkushtuar për ta thelluar marrëdhënien me Suedinë.”- shprehu gatishmërinë Cakaj në përfundim të reagimit.