Gucati: Kurti ka premtuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe ka gënjyer

Gucati: Kurti ka premtuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe ka gënjyer

Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, po vlerëson se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është fajtor për mos shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, Kurti ka premtuar se do ta votoj shfuqizimin e kësaj Gjykate dhe se kur peticioni ka arritur në parlamentin e Kosovës para 2 viteve ai ka bojkotuar.

“Zotëri Albin Kurti është fajtori i cili na ka gënjye neve, deputeti i nderuar Rexhep Selimi me një tjetër, kur kanë biseduar me neve kur e kemi bërë peticionin me mbi 15 mijë e 600 e 80 e ca nënshkrime i kemi dorëzuar në parlamentin e Kosovës para 2 viteve, na kanë thënë që kemi me votu për shfuqizimin e gjykatës dhe po kjo opozitën tash që fletë që thotë duhet me protestuar para PDK-së është që nuk ka dashur të votoj shfuqizimin e Gjykatës, ti ndihmojë në atë kohë partive që ishin në opozitë. Kjo bojkotoj dhe nuk deshi të votoj rrëzimin e kësaj Gjykate”, ka thënë ai

Gucati, këto komente i bëri gjatë protestës së mbajtur sot, në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.