Ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj takohen me Ardita Sinanin në Preshevë

Ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj takohen me Ardita Sinanin në Preshevë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, kanë zhvilluar një takim me Ardita Sinani, kryetare e Partisë së Veprimit Demokratik dega në Preshevë.

Ministrat e Qeverisë së Kosovës sot po qëndrojnë në Luginë të Preshevës, ku kanë zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, si dhe kanë vizituar disa biznese në këtë pjesë.

Në vizitën e tyre, Haradinaj e Selimi, do të takojnë edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafa dhe deputetët e zgjedhur nga lista e përbashkët Alternative Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar.