Rusia shënon rreth nëntë mijë raste të reja të koronavirusit

Rusia shënon rreth nëntë mijë raste të reja të koronavirusit

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Rusi njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 8,946 raste të reja të infektimeve me Covid-19.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 92 viktima të reja, shkruan “Reuters”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 353,427 dhe shifra e të vdekurve në 3,633. Ndonëse për numër të infektimeve është vendi i tretë në botë, Rusia ka numër mjaft të ulët të viktimave.

Pavarësisht rasteve të reja, qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat e kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.

Rusia gjatë pandemisë është përballur me dy zjarre në spitale dhe një zjarr në shtëpinë për të moshuar, ku disa persona kanë vdekur.