Kancelari austriak parashikon për sa kohë do të zgjasë koronavirusi

Kancelari austriak parashikon për sa kohë do të zgjasë koronavirusi

Sebastian Kurz ka paralajmëruar qytetarët se koronavirusi mund të vazhdojë edhe disa muaj.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka paralajmëruar qytetarët se koronavirusi mund të vazhdojë edhe disa muaj.

Ai ka thënë se nëse ndodh një tendencë e përkeqësimit të numrave, masat do të kufizohen përsëri, ka bërë të ditur ORF, transmeton lajmi.net.

Kurz ka theksuar se me vëmendje është duke përcjell numrin e të hospitalizuarve si dhe numrin e infeksioneve të reja por edhe faktorin e riprodhimit të virusit, që duhet të jetë nën 1 për qind. “Nëse shikojmë aktualisht numrat, kemi numra shumë pozitiv”, deklaroi Kurz.

“Mirëpo, në momentin që do të ndryshojë diçka, do ta ndezim alarmin. Është e qartë se virusi do të na përcjell me muaj dhe është e mundur që përsëri do të jemi të detyruar t’i kufizojmë lëvizjet”, u shpreh ai.