Aldridge: Nëse Mane do i bashkohej Barcelonës, do të kishte kaluar edhe Messin

Aldridge: Nëse Mane do i bashkohej Barcelonës, do të kishte kaluar edhe Messin

John Aldridge ka thënë se Sadio Mane nuk duhet të largohet nga Liverpooli për Barcelonën, pasi anglezët janë më të mirë se gjiganti nga La Liga.

Por, ai ka deklaruar se nëse senegalezi do të kalonte në Camp Nou, do të ishte më i mirë se Lionel Messi, madje do të linte edhe mbrapa.

“Mane mund të fitojë Topin e Artë pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

“Ai ka më shumë shanse që të fitojë atë te Liverpooli se te çdo skuadër tjetër, pasi aty tashmë është lider në vete”.


“Ai nuk duhet të largohet nga Anfield, për të shkuar të themi te Barcelona, pasi atje do të kalonte edhe Lionel Messin, mirëpo do të kishte probleme brenda skuadrës”, ka shtuar më tej Aldridge.

Mane është duke u kërkuar jo vetëm nga Barcelona, por edhe Real Madridi po tenton të transferojë atë në këtë verë.