Nëse nuk vjen Pogba, ky do të jetë lojtari që do të transferohet nga Zidane

Zinedine Zidane ka zgjedhur Eduardo Camavinga, lojtarin që do të transferojë nëse nuk arrihet marrëveshje me Manchester United për Paul Pogban.

Ai është 17 vjeçar, ka kontratë me Rennes deri në vitin 2021, dhe është një përzierje mes Casemiro dhe Kante, por me fizikun e Pogbas. Kështu i bëhet përshkrimi lojtarit nga mjedisi i tij i afërt.

Siç ka mësuar AS, Zinedine Zidane ka do të kërkojë transferimin e Camavinga, nëse dëshira e tij e madhe, Paul Pogba, nuk mund të tijë.

Trajneri i Real Madridit, synim kryesor në verën e vitit 2020 do ta ketë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Por, intervenimi te 17 vjeçari Camvinga, do të ishte një përsëritje e një risku për Zidanen, që në moshën të njëjtë kishin sjellë te Real Madrid mbrojtësin Rapahel Varane nga Lille.