Ky produkt natyral, favorizon rritjen e flokëve, eliminon zbokthin dhe i bën më të fortë.
Gjithashtu eliminon acidin në flokë, një nga përbërësit kryesorë për dobësimin dhe këputjen e tyre.
Por si të përgatisni një shampo me sodë? Gjithë çfarë ju duhet është një gotë ujë, ku duhet të hidhni tre lugë sodë buke. Shtoni edhe disa pika nga shampoja juaj e preferuar dhe përziejini mirë, por kujdes, që të mos bëni shkumë.
Me shampon e krijuar lani flokët, mesatarisht tre herë në javë, por gjatë larjes lëreni të veprojë për 5 minuta.
Soda është një produkt i shkëlqyer natyral dhe brenda pak ditësh do të shikoni, ndryshim të paparë në flokë.