Setien do i jap edhe një shans Coutinhos – në verë brazilian do rikthehet në Camp Nou

Setien do i jap edhe një shans Coutinhos – në verë brazilian do rikthehet në Camp Nou

Quique Setien duket se dëshiron të rikthejë në Camp Nou Philippe Coutinhon dhe ta ketë në dispozicion për sezonin e ri.

Diario Sport raporton se trajneri i Barcelona e pëlqen lojën e mesfushorit brazilian dhe do të rikthejë atë në skuadër, pasi aktualisht është në huazim te Bayern Munich.

Bavarezët e kanë opsionin që ta blejnë kartonin e lojtarit për 120 milionë euro në fund të këtij sezoni, mirëpo nuk janë të kënaqur me formën e tij.

Kështu, Setien dëshiron t’i jap edhe një shans lojtarit që të tregojë vetën në Camp Nou, në mënyrë që mos ta shesin për shumën më të ulët që e kanë blerë.

Kujtojmë se Barcelona e transferoi Coutinhon nga Liverpooli për një shumë rreth 140 milionë euro, mirëpo lojtari nuk ka arritur ta shpaguajë atë shumë.

Andaj, një rikthimi te skuadra katalunase për të do të ishte si një ringjallje në karrierë dhe ndoshta lojtari mund ta shfrytëzojë një mundësi të dytë.