Bayern Munich do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Ivan Perisicit

Bayern Munich do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Ivan Perisicit

Bayern Munich është i kënaqur me formën që po tregon Ivan Perisic në këtë edicion.

Sulmuesi kroat është i huazuar nga Interi te Bavarezët deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerje.

Sipas Bild, kampioni nga Bundesliga dëshiron të ushtrojë të drejtën e tyre për të blerë kartonin e lojtarit në këtë verë.

31-vjeçari thuhet se po ashtu e dëshiron qëndrimin në Allianz Arena, derisa Hanis Flick ka besim të plotë në të.


Derisa më tani, Perisic ka zhvilluar 22 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat, duke marrë në total 1200 minuta lojë.

Interi është po ashtu i gatshëm të shesë lojtarin derisa kërkon 15 milionë euro nga skuadra gjermane për kartonin e tij.