Klubi brazilian del me maska në fushë, protestojnë ndaj Federatës

Klubi brazilian del me maska në fushë, protestojnë ndaj Federatës

Lojtarët, të udhëhequr nga menaxheri Renato Portaluppi, dolën në ‘Sao Luiz’ dhe u rreshtuan para ndeshjes duke veshur maska të bardha mbi fytyrat e tyre.

“Kjo protestë e lojtarëve për të dalë në fushë me maska bën që të nënkuptohet mbështetja jonë për kampionatin të ndalet”, tha Paulo Luz, drejtori i sportit të Gremio. “Jeta duhet të ketë përparësi”.

Asnjë spektator nuk u lejua në arenën e Gremio për ndeshjen e kampionatit shtetëror Gaucho.

Protesta vjen pasi lojtarët dhe klubet në të gjithë Amerikën e Jugut kanë filluar të ankohen në vendimet e autoriteteve të futbollit për të vendosur që ndeshjet të luhen, por pas dyerve të mbyllura.