• E mërkurë / Jun-20 14:45
  • Kontakt

Afrohet Shkupi dhe Athina, takohen Shilegov dhe Kaminis

Kryebashkiakët të Shkupit dhe Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, nesër në Athinë do të kenë takim zyrtar.

Për këtë arsye, në një kolumnë të përbashkët ata bjnë thirrje në afrimin e dy qyteteve dhe mbylljen e cështjeve të hapura midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Kolumna është publikuar në gazetën maqedonase ‘Slloboden Pecat’ dhe gazetën greke ‘Ta Nea’.
“Javët e fundit kemi bërë hapa të rëndësishëm dhe është realizuar një moment për zgjidhjen e cështjes së emrit.

 Kjo kulminoi me takimin e dy kryeministrave në Davos duke dhënë shpresa tek dy popujt se ky moment historik nuk duhet lëshuar. 

Ne si kryebashkiak e mbështesim procesin i cili duhet të shpie në zgjidhje, e jo në zhgënjim të sërishëm”, thuhet midis tjerash në kolumnën e përbashkët të Shilegov dhe Kaminis.