Shefja e Bashkimit Evropian zyrtarisht firmos marrëveshjen e divorcit me Britaninë

Shefja e Bashkimit Evropian zyrtarisht firmos marrëveshjen e divorcit me Britaninë

Britania e Madhe ndërmori sot një hap masiv drejt largimit  nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pasi Ursula von der Leyen nënshkroi  zyrtarisht marrëveshjen e Brexit. 

Presidentja e Komisionit Evropian miratoi traktatin e Marrëveshjes së  Tërheqjes midis Britanisë dhe bllokut, në një ceremoni në Bruksel këtë  mëngjes.

Ajo u shoqërua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefi negociator i Brexit, Michel Barnier.

Ursula von der Leyen shënoi në Twitter: “Charles Michel dhe unë sapo  kemi nënshkruar Marrëveshjen për Tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga  Bashkimi Evropian, duke hapur rrugën për ratifikimin e saj nga  Parlamenti Evropian”.

Boris Johnson pritet të nënshkruajë kopjen e dokumentit në Mbretërinë  e Bashkuar sot në Downing Street përpara një votimi përfundimtar në  Parlamentin Evropian të mërkurën e ardhshme.

Nënshkrimi i traktatit nga zonja von der Leyen erdhi pasi u pretendua  se Boris Johnson dëshiron të bëjë një marrëveshje tregtare  “mbresëlënëse” me Japoninë deri në vjeshtë dhe përpara se të bëhen  marrëveshjet tjera me BE-në dhe SHBA-në.

Japonia fillimisht ishte e ftohtë me shanset që të dy palët të bënin  një marrëveshje pas Brexit, por me sa duket ka pasur një ndryshim në  administratën e Shinzo Abe.

The Sun raportoi që Komiteti i Strategjisë së Daljes nga Kabineti në  Bashkimin Evropian u mblodh dje për të diskutuar qasjen e Mbretërisë së  Bashkuar në bisedimet e tregtisë pas Brexit-it.

Një burim i Whitehall-it i tha gazetës: “Kryeministri britanik është  shumë i interesuar për marrëveshjen e Japonisë tani dhe mendon se mund  ta përdorim atë si një mjet tërheqës.

“Kjo do t’i tregojë Brukselit, si dhe pjesës tjetër të botës që ne jemi gati të shkojmë”.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 31 janar dhe më pas do  të hyjë në një periudhë tranzicioni ndalese gjatë së cilës të dy palët  do të përpiqen të bllokojnë një marrëveshje të plotë tregtare.