z.Kamberi: E mirëpresim vendimin racional të kryesisë së PD-së për t'u bërë pjesë e Marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë në Tiranë

z.Kamberi: E mirëpresim vendimin racional të kryesisë së PD-së për t'u bërë pjesë e Marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë në Tiranë

Kryetari i PVD-së ka mirëpritur vendimin e kryesisë së PD-së që sot i'u është bashkangjitur iniciativës së Republikës së Shqipërisë dhe ministrit Cakaj dhe për t'u bërë pjesë e Marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë në Tiranë.

Postimi i plotë i z.Shaip Kamberi:

E mirëpresim vendimin racional të kryesisë së Partisë Demokratike për të përkrahur iniciativën e Republikës së Shqipërisë dhe ministrit Cakaj dhe për t'u bërë pjesë e Marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë në Tiranë.

Lista e përbashkët e partive politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ngjallë shpresë dhe ofron siguri për koordinimin e politikave tona të përbashkëta që për qëllim kanë avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e plotë të drejtave të garantuara me Konventa ndërkombëtare.