I ndau vajzën, ja çfarë i bën Maradona fotos së ish-dhëndërit (Foto)

Diego Maradona është ende i mërzitur me Sergio Aguero, gjashtë vjet pasi sulmuesi i Manchester City është divorcuar me vajzën e tij.

Diego Maradona është ende i mërzitur me Sergio Aguero, gjashtë vjet pasi sulmuesi i Manchester City është divorcuar me vajzën e tij. “Legjenda” e futbollist argjentinas postoi një fotografi në “Twitter”, në shoqërinë e avokatit, por ajo që spikat është se pa shpinës, në murin e shtëpisë, ishte një fotografi ku është nxirë fytyra e Aguero që mbante në krah nipin e Diegos, Benjamin, gjatë kohës që luante te Atletico Madrid. Aguero ishte i martuar me vajzën e Maradona, Gianinna dhe lidhja e tyre zgjati katër vjet, duke sjellë në jetë djalin Benjamin, që e bëri Maradonën gjysh.

Në fotografinë e shtëpisë, Diego ka nxirë fytyrën e Sergio Aguero, ndërsa jo atë që nipit të tij që mbahet nga i ati në krah përpara fillimit të ndeshjes. Maradona e kritikoi publikisht divorcin e çiftit, që sipas tij ka ardhur përshkak të sjelljes së Aguero dhe duket se ende nuk e ka falur sulmuesin, të cilin e ka pasur në dispozicion edhe kur ishte trajneri i Argjentinës gjatë Kupës së Botës 2014, pikërisht viti kur u nda çifti. Diego postoi foton me Matias Morla, avokatin e familjes, por ajo që bie në sy është fotografia tjetër pas shpinës së tij ku ka pasur një montazh për të fshirë babain e Benjamin dhe jo nipin e tij.