Haradinaj, e mohoi se ka pasur bisedime me këto parti për një koalicion të mundshëm për formimin e qeverisë.
“Nuk kemi komunikim me VV’në për bashkëqeverisje. Unë kam paralajmëruar se projekti i Albin Kurtit është mashtrues, e kam quajtur edhe Kurtin mashtrues. Megjithatë sovrani ka vendosë dhe ne jemi opozitë. Nuk kemi asnjë lloj komunikimesh. Nuk jemi takuar as me Isa Mustafën”, është shprehur Haradinaj para mediave.
Ndërsa, për mundësitë e votimit të Qeverisë së pakicës, Haradinaj tha se pa një marrëveshje politike është e vështirë një gjë e tillë.