Apostolova e bën të qartë: Duam të shohim krijimin e Qeverisë sa më shpejtë

Shefja e BE’së në Kosovë, Natalyia Apsotolova pas një vizite në selinë e LDK’së, ka thënë se dëshirojnë formimin e Qeverisë së re sa më shpejtë.

Apostolova ka thënë se kjo ka qenë një vizitë rutinë, por se e duan të shohin krijimin e Qeverisë sa më parë.

“Jo nuk kemi ndonjë informacion të ri. Unë thjesht po e vizitoj partitë politike. Por, sigurisht se duam ta shohim krijimin e Qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në mënyrë që të punojmë së bashku për agjendën evropiane”, është shprehur ajo.

Ndryshe, LDK’në dje e ka vizituar edhe Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett si dhe ai britanik, Nicolas Abott.

Ndërkaq, Kurtit si mandatat për kryeministër i mbesin vetëm edhe 13 ditë deri në përfundim të afatit ligjor kur duhet të formojë Qeverinë e re.

LDK-VV tashmë e tre muaj janë në bisedime për një koalicion të mundshëm por dy partitë nuk po arrijnë të merren vesh për dy pozita, Kryeparlamentarin dhe postin e Presidentit.