Ambasadori Anthony Godfrey viziton Komunën e Bujanocit

Ambasadori Anthony Godfrey viziton Komunën e Bujanocit

Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Beograd SH.T. Anthony Godfrey, ku z.Kamberi në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Kënaqësi e veçantë takimi me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Anthony Godfrey, me të cilin biseduam për shumë çështje të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në përgjithësi e shqiptarët e kësaj ane në veçanti.

Ambasadori Godfrey rikonfirmoi interesimin e Shteteve të Bashkuara për prezencë në rajon dhe përkushtimin e SHBA-ve për mirëqenien e Luginës së Preshevës si një pjesë e ndërtimit të stabilitetit më të gjerë rajonal.

Bashkë me ambasadorin Godfrey u pajtuam që fokusi dhe interesimi i bashkësisë ndërkombëtare në Luginë të Preshevës duhet të rritet.

Ambasadori me këtë rast vlerësoi lartë angazhimin e partive politike për ndërtimin e listës së përbashkët për pjesmarrje në zgjedhje paralamentare si mekanizëm të rëndësishëm për dialog lidhur me sfidat ekzistuese.

Në takim mori pjesë edhe nënkryetarja e PVD-së, Ardita Sinani.