• E mërkurë / Apr-24 15:03
  • Kontakt

Ia kërkoi fanellën Higuainit, ja çfarë bëri sulmuesi i Juventusit

Një voglush kishte marrë me vete një transparent në të cilin kishte kërkuar nga Higuain t'ia jepte fanellën pas takimit Juventus - Sassuolo.

Gonzalo Higuain shkëlqeu para dhe pas ndeshjes me Sassuolon në Serie A. Sulmuesi i Juventusit realizoi het-trik në fitoren 7:0 në Torino.

Por, pas takimit bëri një gjest fantastik në drejtim të një tifozi të ekipit “Bianconer”. Një voglush kishte marrë me vete një transparent në të cilin kishte kërkuar nga Higuain t’ia jepte fanellën. 

Higuain e vërejti dhe ia plotësoi dëshirën pas përfundimit të duelit në Allianz Stadium.