Ndërtimet në Badoc, VV akuzon Komunën e Prishtinës dhe MMPH-në

Ndërtimet në Badoc, VV akuzon Komunën e Prishtinës dhe MMPH-në

Lëvizja  Vetëvendosje vlerëson se Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit  dhe Planifikimit Hapësinor me dhënien e pëlqimit dhe lëshimit të  kushteve të ndërtimit në zonën e liqenit të Badovcit.

Asamblisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, tha se ministria dhe komuna kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.

“Komuna dhe ministria kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët në Badoc.  Komuna dhe ministria kanë shkelur legjislacionin në fuqi. VV mbështet  iniciativat qytetare për mbrojtjen e këtij liqeni. Lejimi i ndërtimit të  shtëpive në afërsi të liqenit rrezikon ujin”, tha ai.

Të njëjtat akuza për Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Mjedisit e pati edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

“Komuna ka lëshuar kushtet e ndërtimit, kjo i bie që komuna i ka  dhënë kompanisë mundësinë t’i plotësojë kushtet. Por në momentin kur  kompania plotëson kushtet, komuna nuk ka mundësi që mos t’ia japë lejen e  ndërtimit. Ne konsiderojmë se komuna nuk është dashur të lëshojë këto  kushte. Ne jemi dëshmitarë se Prishtina dhe gjithë Kosova po përballet  me mungesë të ujit, ministria hesht, ndërsa komuna lëshon kushtet  ndërtimore”, tha ajo.

Pacolli ftoi ministrinë dhe komunën që ndalojnë ndërtimet në zonën e Badovcit.