Veliu: Po e presim përgjigjen e VV-së, e kemi bërë ofertën tonë

Veliu: Po e presim përgjigjen e VV-së, e kemi bërë ofertën tonë

Nënkryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë sot se oferta e  tyre për Vetëvendosjen është e qartë dhe se janë duke pritur përgjigjen  nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas homazheve të varri i ish presidentit  Ibrahim Rugova, Veliu tha se në mbledhjen e sotme të kryesisë nuk do të  ketë diçka lëvizje sa i përket ndryshimit të qëndrimit për koalicion.

“Ne kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që LV të deklarohet  përndryshe diçka tjetër nuk kemi. Është çështje e kryesisë sot nuk e di  çka do të vendosë kryesia, oferta jonë është ajo çka është dhënë është  parimore, sigurisht që edhe kryesia e LDK do të qëndrojë aty”, thotë  nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Duke folur për marrëveshjen që të nisin fluturimet në mes të  Prishtinës dhe Beogradit, Veliu thotë para mediave që e përkrahin çdo  lëvizje që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Po çdo lëvizje pozitive që çon ka normalizimi i marrëdhënieve me  fqinjët ne e vlerësojmë si pozitive dhe sigurisht që ne kontribuojmë në  këtë çështje”, tha Veliu.