Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë vendosi kurora lulesh dhe bënë homazhe pranë vendit ku ishte i vendosur lapidari i UÇPMB-së

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë vendosi kurora lulesh dhe bënë homazhe pranë vendit ku ishte i vendosur lapidari i UÇPMB-së

Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani, e shoqëruar nga një grup bashkëpuntorësh dhe aktivistësh gjatë ditës së sotme vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe pranë vendit ku ishte i vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së.

Gjithashtu në profilin e PVD-së në facebook kanë shkruar:

Sot po bëhen 7 vjet, kur Presheva, ende pa zbardhur dita, ishte mbuluar nga forca enorme të xhandarmerisë dhe njësiteve speciale të policisë serbe.

20 janari i vitit 2013 ishte dita kur me urdhër shtetërorë, forcat e shumta larguan dhunshëm Lapidarin e dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së. Ky akt i shfaqjes së dhunës shtetërore ndaj një popullate, ishte kulminacioni dhe ishte në vazhdën e politikës përçmuese dhe mospërfillëse të shtetit serb ndaj Shqiptarëve të Luginës.

Por, Lugina dhe Shqiptarët kudo, ata dëshmorë dhe luftën e tyre vazhdon ta kujtojë e nderojë edhe sot kur vendi i Lapidarit qëndron i zbraztë.