Walker viziton Policinë e Kosovës

Walker viziton Policinë e Kosovës

Ish-shefi i OSBE-së, William Walker ka vizituar sot Policinë e Kosovës, prej nga u njoftua për aktivitetet policore.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në shenjë mirënjohjeje i dhuroi Walkerit një pllakatë policore.

Qalaj në takimin me ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë  njoftoi nga afër mbi angazhimet dhe aktivitetet policore në ruajtjen e  rendit dhe sigurisë publike në vend.