Pasojat e vatrave të zjarrit në Australi, pamje që e dëshmojnë këtë

Pasojat e vatrave të zjarrit në Australi, pamje që e dëshmojnë këtë

Ekipet e zjarrfikësve janë duke luftuar me të gjitha mjetet  që të lokalizojnë rreth 150 vatra zjarresh në New South Wales të  Australisë, kurse Sydney sërish është mbuluar me tym të rrezikshëm që po  shpërndahet me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Që nga fillimi i shpërthimit të zjarreve në nëntor të vitit të  kaluar, kanë humbur jetën të paktën katër persona dhe janë shkatërruar  më shumë se 680 shtëpi.

Më poshtë ju sjellim videon që tregon se si duhet Australia nëse  vozisni veturën dhe gjithçka përreth jush është e kapluar nga zjarri, që  ngjan shumë me skenat e frikshme të filmave të Hollywood-it.

Kujtojmë që Australi së fundmi është duke u ballafaquar me një  problem tjetër, stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm që rrezikojnë të  shkaktojnë përmbytje.