Dy diplomatë iranianë shpallen persona të padëshiruar në Shqipëri

Dy diplomatë iranianë shpallen persona të padëshiruar në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur,  që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të  Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad  Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm.

Sipas njoftimit, kjo për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në  mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për  Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësueseve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar  largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.